| Menytë |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
Këtu do ti shfaqim më të rejat në botë.
HP do ta përkrah Debian Linux
Lindi on 04/24/2007 at 8:55pm (UTC) | | | Pas lajmit që Lenovo do ta përkrah Linux-in për prodhimet e veta, Hewlett-Packard gjithashtu e theu akullin duke ofruar përkrahje për Debian Linux. HP tani do të ofron përkrahje për Debian në sistemet ProLiant dhe BladeSystem. Gjithashtu, klienti i hollë (Ang: thin client) HP t5725 do të ketë përkrahje për Linux.
HP është duke e përkrahur Linux-in gjithashtu përshkak se Linux-i është pjesë e paketave të cilat HP i ofron për telekomunikim dhe kompjuterikë komplekse (High Performance Computing apo HPC), deklaron Jeffrey Wade, Menaxher i open source dhe Linux marketingut në HP.
Eksperimentimi i HP me Linux ka filluar qysh në vitin 1995.
Përkrahja për Linux do të jetë përkrahje klasike, pra klientët e HP do të kenë mundësi të thërrasin me telefon përkrahjen teknike për ti zgjidhur problemet.
Në krahasim me distribucionet tjera, Debian nuk ka abonime për përkrahje teknike sikur Red Hat dhe Novell SuSE. Debian është falas dhe versioni Debian GNU/Linux 4.0 pritet këtë Dhjetor.
HP deklaroi se të ardhurat nga shitja e 1.5 milion Linux serverave ishte afër $6.2 miliard gjatë vitit kalendarik që përfundon në Maj.
| | | |
|
Lenovo ofron ThinkPad me Linux të instaluar
Lindi on 04/24/2007 at 8:53pm (UTC) | | | Lenovo Group, kompania Kineze e cila e bleu biznesin e prodhimit të PC-ve nga IBM, ka arritur në marrëveshje me Novell Inc, për të ofruar kompjutera fletore ThinkPad T60p me sistemin operativ GNU/Linux. Kjo është hera e parë që një OEM (Original Equipment Manufacturer) i madh ka vendosur të instalon Linux-in në PC-të e ofruar.
Kompanitë tjera si HP dhe Dell gjithashtu janë duke lëvizur në këtë drejtim por ngadal. Për tani HP dhe Dell ofrojnë makina pa sistem operativ ose me FreeDOS.
ThinkPad T60p është kompjuter fletore me 2 GHz Intel Core Duo dhe me 512 MB RAM (që mund të shtohen deri më 2 GB). Kartela grafike e makinës është ATI FireGL V5200 me 256 MB RAM.
Sistemi do të vjen me "ThinkPad Experience" për Linux që përmban Access Connections, Configuration Utility dhe Power Manager.
Vendimi i Lenovo për të ofruar këtë makinë është ndryshim i plotë i drejtimit kur në Qërshor të këtij viti Lenovo vendosi të ndalon përkrahjen e Linux-it për vijen ThinkPad.
Kjo është lajm i mirë për konsumatorët të cilët kërkojnë sistem i cili punon nga kutia.
| | | |
|
Kernel-i i Linux-it fiton aftësi
Lindi on 04/24/2007 at 8:52pm (UTC) | | | Duke filluar nga versioni 2.6.18, Kernel-i i Linux-it do të ketë aftëi "real-time" të cilat deri tani ishin të shtuara sikur arnime për kernel. Nënsistemi, hrtimer (high-resolution timer) për Linux është shkruar nga Thomas Gleixner.
Kjo do të lehtëson zhvillimin e pajisjeve "real-time".
Pritet se në versionet e ardhme të kernelit do të integrohen arminet tjera të cilat ofrojnë aftësi të ndryshme "real-time". Shumica e këtyre arnimeve janë zhvilluar nga TimeSys, si dhe MontaVista.
| | | |
|
Kreu i projektit Ubuntu i thërret zhvilluesit e OpenSUSE ta braktisin atë
Lindi on 04/24/2007 at 8:50pm (UTC) | | | Mark Shuttleworth, kreu i Ubuntu Linux, i ka thirrur zhvilluesit e OpenSUSE që ti bashkohen projektit Ubuntu. Projekti OpenSUSE është i financuar nga Novell, kompania e cila në ditët e fundit ka shkaktuar hidhërime të mëdha në rradhat e open source kontributorëve duke hyrë në marrëveshje me Microsoft.
Në porosinë e tij, Shuttleworth e përshkruan marrëveshjen e fundit të Novell si "vendim për të shkuar në largësi të mëdha për ti ikur kornizës për patente të përpiluar në GPL". Ai gjithashtu pohon se "pozita të cilen e mori Novell në kontraten me MS është shumë jorespektuese për kontributorët e mijërave programeve nën GPL dhe kontributorëve të SuSE". Ai shton se "Ubuntu është një opcion, si dhe Gentoo, Debian dhe komunitetet tjera", për ata që "kërkojnë një vend të ri për të marrur pjesë dhe që nuk është nën ndikim të vendimeve të çfaredoshme".
Një veprim i tillë, sikur i Shuttleworth duke dërguar email në listen e zhvilluesve të OpenSUSE, nuk ka pëlçim nga shumica e komunitetit, gjë që vet Shuttleworth e ceki në porosinë e tij. Pa befasi, disa nga zhvilluesit e OpenSUSE iu kanë përgjigjur me kritika. Corey Burger, një nga pjesëmarrësit në Ubuntu Project, ka kërkuar falje për veprat e Shuttleworth.
Ky veprim i Shuttleworth, sado që është pa shije, tregon se në rradhat e open sourcee ka shumë kritika ndaj marrëveshjes mes Novell dhe Microsoft, gjë që është duke ndikuar në polarizim të vet komunitetit.
| | | |
|
Linux Journal
Lindi on 04/24/2007 at 8:49pm (UTC) | | | Linux Journal (LJ) është një revistë mujore e cila publikohet nga kompania Specialized Systems Consultants (SSC) që gjendet në Seattle, Washington, ShBA.
Në Linux Journal kryesisht publikohen artikujt që kanë të bëjnë me të gjitha nivelet e zhvillimit të Linux-it si dhe softuerit shoqërues. Artikujt përfshijnë temat që nga shkrimi i drajverëve për pajisje, e deri te editimi i fotografive në GIMP. Shumica e artikujve i përkasin natyrës teknike dhe për këtë arsye njohuria e gjuhës programuese C ndihmon në leximin e tyre.
Abonuesit e revistës Linux Journal kanë qasje në arkivin e plotë të të gjithë artikujve (përfshirë edhe artikujt e vjetër), si dhe kanë qasje në përmbajtje që ofrohet vetëm nga uebi. | | | |
|
OSDL dhe FSG bashkohen për ta krijuar Linux Foundation
Lindi on 04/24/2007 at 8:40pm (UTC) | | | Open Source Development Labs (OSDL) dhe Free Standards Group (FSG) janë marrur vesh që të bashkohen për ta krijuar Fondacioni për Linux (Ang: Linux Foundation). E përbërë nga 70 organizata, Fondacioni tenton ta mbron platformen Linux nga copëtimi duke iu ofruar pjesëmarrësve në zhvillim një mjedis të përbashket për zhvillimin e sistemit operativ të hapur GNU/Linux.
E krijuar në vitin 2000, për ta lehtësuar dialogun mes kompanive dhe organizatave të interesuara në zhvillim të Linux, OSDL gjithashtu punëson disa zhvillues të njohur si Linus Torvalds. OSDL ka kaluar nëpër shumë ndryshme për ta luftuar rënien e rëndësisë së saj mbasi që shumë kompani dhe distribucione e kanë ndjekur zhvillimin në mënyra të veta.
Një nga sukseset më të mëdha të OSDL ishte projekti Linux Standard Base, që tenton ta standardizon strukturen e sistemit operativ për ta përmirësuar ndërveprimin mes distribucioneve.
Qëllimet e Fondacionit për Linux e përmbledhin bërthamen e OSDL dhe FSG, por nga një pikëpamje tjeter. Organizata e re do ti ofron këshillim ligjor dhe sponsorim financiar zhvilluesve të open source, do ta menaxhon shenjen e mbrojtur të Linux-it, koordinon përpjekjet për standardizim dhe nxiton bashkëpunimin mes anëtarëve.
Bashkimi i këtyre dy organizatave tregon gatishmërinë për ta pranuar realitetin në industrin e sotme të Linux-it. | | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|