IP
Shkurtesa për Internet Protocol. IP cakton formatin e paketave ose datagrameve dhe skemën e adresimit. IP bashkohet me TCP për të krijuar lidhje virtuele mes burimit dhe destinacionit. Ekzistojnë dy verzione të IP, IPv4 e përdorur sot dhe IPv6 që do të zëvendëson 4 brenda 20 viteve. Adresat e IPv4 janë 32-bit ndërsa të IPv6 janë 128-bit. Këto adresa identifikojnë kompjuterin në rrjet.
HTML
HTML qëndron për HyperText Markup Language. Kjo është një gjuhë e cila shfrytëzohet për krijim e faqeve të parapara për rrjetë/internet.
Internet Explorer
Internet Explorer (shkurtimisht IE) i cili poashtu njihet si Windows Internet Explorer (shkurtimisht WIE) apo Microsoft Internet Explorer (apo shkurtimisht MSIE) është një ueb-shfletues grafik i cili është i zhvilluar nga Microsoft dhe është i përfshirë si pjesë e familjes të sistemeve operative Microsoft Windows. Ky ueb-shfletues është më i shfrytëzuari që nga viti 1999.
Versioni më i fundit i IE-së është ai 7.0, ku ky ofrohet falas për Windows XP me anë të pakos Service Pack 2 (SP2); dhe për Windows Server 2003 me anë të pakos Service Pack 1 (SP1). IE është poashtu i përfshirë edhe në sistemin e fundit operativ të Microsoft-it, Windows Vista. Versionet para 6.0 SP2 të IE-së janë të ofruara për shkarkim për versionet e sistemit operativ Windows të cilat janë publikuar para Windows XP. IE poashtu ofrohet nën emrin Pocket Internet Explorer për sistemin operativ Windows CE apo PocketPC si dhe Windows Mobile.
Pas lëshimit fillestar të IE-së për sistemin operativ Windows 95, një numër i versioneve shtesë janë pas zhvilluar edhe për sisteme tjera nën emrat: Internet Explorer for Mac dhe Internet Explorer for UNIX (ky version ishte i paraparë për shfrytëzim në sistemin X Window në bazë të sistemeve operative Solaris dhe HP-UX). Tani vetëm versioni i IE-së për Windows është duke u zhvilluar aktivisht, ndërsa ai për Mac OS X nuk është më funksional.
Notepad
Notepad është një tekst editor i thjeshtë i cili është i përfshirë në të gjitha versionet e sistemit operativ Microsoft Windows që nga versioni 1.0 më vitin 1985.
Notepad është një nga tekst editorët që shfrytëzohet më së shumti. Për shkak se skedat me të cilat punohet në Notepad nuk përmbajnë asnjëfarë stilizimi apo tagu, ky tekst editor është i përshtatshëm edhe për punim me skedat sistemore që i përkasin ambientit punues të DOS-it.
Në Notepad mundet të punohet me skedat që janë pothuajse të çfarëdo formati, mirëpo skedat tekstuale të cilat vijnë nga sistemet operative të llojit UNIX paraqesin problem për Notepad për shkak të përmbajtjes të germës që paraqet rreshtin e ri (Ang: newline).
HTTP
HTTP (HyperText Transfer Protocol) - Protokol që përdoret për transferin e skedarëve të quajtur hypertext (tekst, grafikë, fotografi, audio, video etj) nëpër internet. HTTP lidhja realizohet në mes të klientit në një anë (psh. web shfletuesi (ang. web browser)) dhe web serverit në anën tjetër. Ky protkol përdorë TCP/IP që të realizohet lidhja.
ASP
ASP është shkurtesa për teknologjinë Active Server Pages të Microsoft-it që shfrytëzohet për gjenerimin dinamik të ueb-faqeve nga ana e ueb-serverit. ASP është e ofruar si shtesë e pakos Internet Information Services (IIS) e cila poashtu vjen nga Microsoft.
ASP edhe pse është shtesë e IIS, ajo mundet poashtu të shfrytëzohet edhe në HTTP serverin Apache. Kjo gjë realizohet me anë të modulit Apache::ASP i cili mundëson që shkrimi i ASP faqeve të bëhet në Perl.
Programimi në ASP është i lehtësuar me përfshirjen e objekteve të cilët veprojnë si grupe të funksioneve të cilat shfrytëzohen më së shpeshti. Si p.sh. në ASP 2.0 janë të përfshira gjashtë objekte vijuese: Application, ASPError, Request, Response, Server, dhe Session. Pra, Session p.sh. është një objekt i cili përmban variablat dhe funksionet e nevojshme për mirëmbajtjen e sesioneve nga faqja në faqe.
Shumica e ASP faqeve janë të shkruara në gjuhën VBScript, mirëpo shkrimi i ASP faqeve është poashtu i mundur edhe në gjuhët JScript, PerlScript, etj.
ASP faqja e cila shfaq mesazhin e njohur "Tung, Bote!" dhe është e shkruar në VBScript duket kështu:
<html>
<body>
body>
html> |
ARP
ARP (Address Resolution Protocol)- Protokol i rrjetave që përdoret për t'a gjetur MAC adresen e një makine ne rrjetë përmes IP adresës. ARP kërkesa dërgohet në rrjetë dhe makina që ka IP adresën e duhur, pergjigjet duke kthyer MAC adresen e vet.
hyperlink
Hiperlidhja paraqet një element të një web-faqeje. Hiperlidhja realizon lidhjen me një dokument të jashtëm apo me ndonjë element/pjesë mbrenda po të njejtës faqe ku gjendet hiperlidhja. Hiperlidhjet kryesisht shfaqen si tekst i nënvizuar me ngjyrë të kaltërt, apo në form të imazheve.
AppleTalk
Arkitekturë për LAN e ndërtuar për Apple makina dhe printer laserik. AppleTalk përkrahë skemën e kabllave për Apple LocalTalk, Ethernet dhe IBM Token Ring. Lidhja mes PC dhe Apple makinave është e mundur përmes harduerit dhe softuerit specifik si AFP.
AoE
ATA over Ethernet është protokol i hapur i parashikuar për transmetimin e komandave për disqe ATA përmes Ethernet. AoE është shtresë e cila qëndron mbi Ethernet dhe e cila i mbyllë (Ang: encapsulate) komandat e ATA në korniza Ethernet. Protokoli nuk kërkon procesim të TCP/IP strukturës (Ang: stack), gjë që ofron përparësi të mëdha për krijimin e sistemeve për ruajtje në rrjet (SAN apo Storage Area Network). Përparësitë e AoE janë:
a) AoE nuk është protokol rugëtues (Ang: routable), gjë që përmirëson sigurinë
b) Ngarkesa e serverit për AoE është tepër e vogël
c) Ngarkesa e vogël, si dhe vonesa e ulët, u lejon serverave çasje të shpejtë në disqe përmes Ethernet
d) AoE nuk ka nevojë për Host Bus Adapter për t'u lidhur në rrjetin për ruajtje (si që është rasti për lidhjet fiber optike)
e) AoE nuk kërkon TCP Offload Engine (TOE) sepse TCP/IP stack nuk procesohet
Protokoli është zhvilluar nga kompania Coraid e cila gjithashtu ofron prodhime për ATA over Ethernet. Në IEEE AoE është i regjistruar si protokoli Ethernet 0x88a2.
AJAX
AJAX (shkurtesë për Asynchronous JavaScript and XML) është një teknikë (apo arkitekturë) për krijimin e ueb aplikacioneve interaktive. Idea e kësaj teknike është që faqja të shkëmbej me server sasi të vogla të të dhënave gjatë bashkëveprimit me shfrytëzues, në mënyrë që mos të ringarkohet ueb-faqja për çdo ndryshim që shfrytëzuesi e bën. Pra, kjo teknikë qon drejtë rritjes të nivelit të bashkëveprimit, shpejtësisë, dhe shfrytëzueshmërisë të faqes.
Teknika AJAX shfrytëzon kombinimet vijuese:
- XHTML (ose HTML) dhe CSS për markim dhe stilizim të informatave.
- DOM që qaset nga gjuhët programuese që veprojnë nga ana e klientit, si: JavaScript apo JScript. Kjo gjë bëhet për arsye të shfaqjes dinamike si dhe bashkëveprimit me informata.
- Objekti XMLHttpRequest i cili shfrytëzohet për shkëmbimin e të dhënave me server në mënyrë asinkronike. Mirëpo, në disa situata në vend të XMLHttpRequest objektit shfrytëzohet IFrame objekti.
- XML i cili shfrytëzohet si format për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet klientit dhe serverit; edhe pse çfarëdo formati do të kryente punë, përfshirë edhe: HTML, tekst të thjeshtë, JSON, si dhe EBML.
Duhet të merret parasysh që AJAX njëjtë sikur DHTML, LAMP dhe SPA, nuk është teknologji në vete, por vetëm një term për t'iu referuar një grupi të teknologjive që shfrytëzohen së bashku.
BIND
BIND është shkurtesë për Berkeley Internet Name Domain. BIND është paketë softwerike apo bazë e të dhënave, që përkrah apo është pjesë e DNS (Domain Name Server) dhe ka tre komponente kryesore: DNS server, DNS librarinë, dhe mjetet që menaxhojnë funksionimin e DNS serverit. BIND është përgjegjëse për përkthimin e emrave (Domain Names) në adresa të internetit, për dërgimin e informatës në destinacionin e duhur, dhe shërbime tjera. Deri sot kemi disa verzione të BIND, duke filluar me 4.8.3. Prej verzionit 4.9.3, BIND menaxhohet dhe modifikohet nga ISC (Internet Systems Consortium), organizatë që ofron softuer, protokole, dhe operacione për Internet.
(II)
Proces që ndodhë gjatë kompilimit të kodit kompjuterik me kompilues pas caktimit të adresës simbolike për variabla. Kur programi link-ohet, binduesi (bind-er) i zëvendëson adresat simbolike me adresë të vërtet të makinës. Koha për sa zgjatë bind-imi quhet koha binduese (bind time) ose link time.
DHCP
DHCP - Dynamic Host Configuration Protocol eshte protokol qe automatikisht i konfiguron paisjet ne rrjete. Nepermjet DHCP-se paisjet konfigurohen me parametra si IP-a, Default Gateway, DNS Serverat, etj. Zakonisht perdoret ne rrjeta te mdhaja, pasi eshte shume me praktik sesa ta shkohet te dhjetra/qindra paisje ne rrjete e te konfigurohen nje nga nje.
DNS
Shkurtesë për Domain Name Server - servis në internet i cili bën shëndrimin e emrit të makinës (hostname) në IP adresë. DNS përdorë bazën e shënimeve ku ndodhen emrat e makinave dhe IP-të korresponduese. DNS është zhvilluar në mënyrë që njerzit të mbajnë në mend emrat në vend se IP adresat që janë veshtirë për tu mbajtur ne mend.
Ethernet
Teknologji e rrjetave (LAN) e zhvilluar nga kompania Xerox në vitin 1976 dhe është i përdorur në më se 95% të LAN rrjetave. Ethernet qëndron si bazë për standardin IEEE 802.3 i cili i specifikon nivelet (fizik dhe ato të ulëta softuerike). Ethernet është i bazuar në protokolin CSMA/CD. Ethernet përkrah këto "data-rates":
10 Mbps—10Base-T Ethernet
100 Mbps—Fast Ethernet
1000 Mbps—Gigabit Ethernet
dhe 10-Gigabit Ethernet është nën zhvillim.
FAT
Shkurtesë për File Allocation Table. Është tabele që një sistem operativ e përdor në hard disk apo floppy disk, për të treguar se në cilen pjesë të diskut janë të ruajtura skedat apo direktoriumet e krijuar. FAT gjithashtu tregon për madhësine e këtyre skedave apo direktoriumeve, çfarë pjesë ato zënë në disk, dhe tregon për hapësiren e lirë (të pashfrytëzuar) në disk. FAT bën ndarjen e hard diskut në pjesë të quajtura clusters, ku një cluster kryesisht ka madhesi prej 2,048, 4,096 apo 8,192 bajt. Kur një skedë krijohet, varësisht nga madhësia, ai do të ruhet në një apo më shumë clusters. Kjo do të thotë që një skedë me madhësi të madhe sikurse mpeg filmi do të ruhet në më shumë clusters, të cilët nuk është e domosdoshme
të jenë afër njëra tjetres. Në qoftë se e hapim mpeg filmin, të gjitha pjeset e ruajtura në disa clusters do të bashkohen për të lexuar një fajll të vetem - filmin në formatin mpeg.
Ekzistojnë disa verzione të FAT si FAT12, FAT16 dhe FAT32. Tani FAT po përdoret për memorie të pajisjeve dorëmbajtëse si telefonat, kamerat dhe MP3 lexuesit.
FTP
FTP (File Transfer Protocol) - Protokol shumë i përdorshëm per transferin e skedarëve prej një makine në tjetrën dhe anasjelltas. Lidhja realizohet në mes të ftp klientit në një anë dhe ftp serverit në anën tjeter. Ky protkol përdorë TCP/IP që të realizohet lidhja. Ky protokol zakonisht përdorë dy porte, 20 për transfer të të dhënave (skedave), dhe 21 për transfer të komandave kontroluese (p.sh. ls,put,get etj).
OpenSSL
OpenSSL është implementimi "open source" i protokolit SSL dhe TLS. Libraria kryesore e këtij implementimi që është e shkruar në gjuhën programuese C, e kryen implementimin e funksioneve bazike kriptografike si dhe ofron funksione tjera të ndryshme.
OpenSSL është i ofruar për shumicën e sistemeve operative të llojit Unix si: Solaris, GNU/Linux, Mac OS X, si dhe për sistemet operative Microsoft Windows.
OpenSSL është i bazuar në SSLeay të zhvilluar nga Eric A. Young and Tim Hudson. Zhvillimi i SSLeay është pas ndalur më 1998 kur Eric dhe Tim kaluan të punonin për kompaninë RSA Security.