Ju dëshirojmë argëtim të këndëshëm
Mirë se erdhët në faqen tonë, këtu në kët faqe do të mundë të gjeni informata për kompjuter,hardwer dhe softwer, për programe të ndryshme të cilat do të ju interesojnë shumë.
Gjithashtu do ti tregojmë edhe informatat nga sporti që është një ndër kryesorët, pra do të mundohemi deri në maksimum që ti japim rezultet më të sigurta.
Pra në këtë faqe do të mundë të lexoni edhe barcoleta të ndryshme, poezi,fjalë të urta etj.
Nëse keni diqka për të shtuar mundë të na dergoni në e-mailin:
lindi_222@hotmail.com & lindi_222@yahoo.com
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Për me punu me katër desktopa atëher shkarkoni : DeskmanPowertoySetup.exe
Yahoo i ofron 1 miliarde dollare i përgjigjet "JO", ndërsa administratoreve te Microsoft te cilët e marrin për te zhvilluar një telekonference u thotë "Jam ne gjume". Tani Yahoo pritet ti ofrojë 1.6 mliarde dollare.

Mark Zuckerberg, i riu 22 vjeçar, themeluesi i web sajtit facebook.com, është bërë personi me i perfolur i javës. Yahoo i ka ofruar 1 miliarde dollare ndërsa ai i përgjigjet me një "JO" dhe bën Yahoo-n te mendoje për një çmim me te lartë. Sipas burimeve të ndryshme, Yahoo planifikon ti ofrojë 1.6 miliarde dollare Zuckerbergut përkundër shitjes se web sajtit te tij facebook.com. Cudite nuk mjaftojnë këtu, një mëngjes gjersa udhëheqësit e lartë te Microsoft-it tentojnë te lidhen me te përmes telekonferences, ai refuzon te bisedoje duke ua mbyllur telefonin. Arsyeja është ora 8 mengjesit pasi ai ishte ne gjume.
Mark Zuckerberg, ka filluar te shkruaj porgramime qe ne moshen 10 vjeçare. PaS shkolles se mesme regjistrohet ne universitetin e famshem amerikan Harward, por sikur deshiron te ndjek rrugën e Bill Gates, dhe edhe Marku largohet nga universiteti duke vazhduar te merret me programim.Tani ai është 22 vjeç, dhe me shumë mundësi javeve te ardhshme do të jetë personi me i perfolur në media.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
INTERNET
Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.
Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.
Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.
Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.
Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.
ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.
Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.
Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qera, për të cilin duhet t'i paguani qeradhënësit.
XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.
Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.
Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization për organizata, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.
Sistemi Operativ
Sistemi operativ eshte programi me i rendesishem ne nje kompjuter.Permes tij ekzekutohen cdo program tjeter aplikativ.Sistemi operativ kujdeset per funksionet baze te kompjuterit siq jane njohja e hyrjeve prej tastieres.{arber kyqyku}.daljet ne pajisjet dalese,mbajtja e shenimeve per ndryshimet ne fajlla dhe direktoriume dhe kontrollimi i pajisjeve periferike si disqet dhe shtypesit.Ekzistojne sisteme operative te ndryshme,por i pari qe eshte shfrytezuar ka qene DOS-i (Disk Operating System) i paraqitur nga firma "IBM" ne vitin 1981.Pasi qe per te punuar me te eshte dashur qe shfrytezuesit te jene te avancuara ne njohurite e kompjuterit,firma Microsoft paraqiti Windows 3.11 si sistem operativ shume me te persosur se DOS-i.Me vone paraqiten edhe sisteme operative nga Microsoft si: Windows 85,Windows NT,Windows 98,Windows ME,Windows 2000,Windows XP,Windows 2003,Windows Vista (2007) dhe Windows Seven(7) ne vitin 2009. Gjithashtu ka edhe sisteme operative te tjera,si UNIX,LINUX etj.
Programet kompjuterike mund të ndahen në dy kategori kryesore:
- – programet e sistemit qe drejtojne operacionet e sistemit te perpunimit
- – programet zbatuese qe zgjidhin problemet e perdoruesve te tyre;
Bashkesia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ (SO).
Mozilla Firefox
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shfletuesi Firefox është ndër shfletuesit e parë me skenën sipërfaqësore në gjuhën shqipe. Edhe pse standardizimi i termeve nga kjo lëmi në gjuhën shqipe ende nuk është bërë, ekipet vullnetare më këtë shfletues edhe pse termet e zgjedhura paksa të "premë", ata ja kanë arritur që të bëjnë një shfletues me sipërfaqe që përdoruesve ju paraqitet si një skenë në gjuhën shqipe. Çka është edhe më e rëndësishmja ky edhe përdoret nga shumë shqiptarë.
Open source
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Funksionimi i këtij projekti është i thjeshtë dhe praktik, zhvilluesit marrin dhe japin, njohuri mbi domenet (kodifikimet) në gjuhë programuese të ndryshme pa kompensime. Siç e thotë edhe vetë fjala përkufizimi i burimit të hapur (Open Source Definition), bëhet fjalë për përkufizime në domene të shkruara në gjuhë të ndryshme, këto përkufizime janë të hapura dhe të lira për përdorim të gjerë dhe zhvillim të mëtutjeshëm. Cilido përdorues apo lexues i këtyre përkufizimeve mund të shohë, përmirësojë apo ndryshojë individualisht përkufizimin nga burimi ku e ka marrë. Duhet thënë që ndryshimet e bëra, kanë vlerë vetëm për përkufizimet individuale të cilat nëse janë të mira përdoren si burim për përkufizime e përmirësime të mëtejshme.
Vegla të përpiluara nga përkufizime të tilla dhe vetë përkufizimet copa-copa, kryesisht mund të gjenden nga përdoruesit e sistemit operativ Linux, që njëherit janë edhe nxitësit kryesorë të këtij projekti që në internet ka krijuar një rrjetë të zhvilluesve urrejtës të përfitimeve nga dituria. Si do që të jetë kjo rrjetë e tyre shpesh nxitet edhe nga komercialistët me qëllime përfitimi të njohurive e veglave të reja informatike.